E Martë, 3 Nëntor 2026

BE – Shqipëri, hapen negociatat mbi grup-kapitullin “Konkurrueshmëria dhe rritja gjithëpërfshirëse”

TIRANË, 22 maj/ATSH/ Në Bruksel u mbajt sot Konferenca e pestë Ndërqeveritare për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Delegacioni i Bashkimit Evropian u drejtua nga ambasadorja Agnieszka Bartol, Përfaqësuese e Përhershme e Polonisë në BE, në emër të Presidencës Polake të Këshillit të BE-së, me pjesëmarrjen e drejtorit të përgjithshëm të Komisionit, Gert Jan Koopman, ndërsa delegacioni shqiptar u drejtua nga ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani.

Takimi shërbeu për të hapur negociatat me Shqipërinë për grup-kapitullin 3: “Konkurrueshmëria dhe rritja gjithëpërfshirëse”.

Ky grup përfshin kapitujt e mëposhtëm negociues:

Kapitulli 10 – Transformimi digjital dhe media,
Kapitulli 16 – Taksimi,
Kapitulli 17 – Politika ekonomike dhe monetare,
Kapitulli 19 – Politika sociale dhe punësimi,
Kapitulli 20 – Politika e ndërmarrjeve dhe industrisë,
Kapitulli 25 – Shkenca dhe kërkimi,
Kapitulli 26 – Arsimi dhe kultura,
Kapitulli 29 – Bashkimi doganor

Në Konferencën e sotme, Bashkimi Europian gjithashtu vendosi standarde për mbylljen e përkohshme të këtyre kapitujve.

Kjo konferencë vjen pas hapjes së grupit të parë “Themeloret”, grupit të gjashtë  “Marrëdhëniet e Jashtme” dhe grupit të dytë mbi “Tregun e Brendshëm” në Konferencat e Anëtarësimit me Shqipërinë të mbajtura përkatësisht më 15 tetor 2024, 17 dhjetor 2024 dhe 14 prill 2025.

“Monitorimi i progresit në përafrimin dhe zbatimin e ‘acquis’ të BE-së dhe standardeve përkatëse evropiane do të vazhdojë gjatë gjithë negociatave. Konferenca e anëtarësimit do t’i rikthehet këtij grupi në një moment të përshtatshëm”, thuhet në njoftimin për shtyp të Këshillit të Bashkimit Europian.

a.jor//m.m//r.e/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›