E Martë, 3 Nëntor 2026

BRUKSEL – Marta Kos përgëzon Shqipërinë për hapjen e grup-kapitullit III

BRUKSEL, 22 maj /ATSH/ – Komisionerja evropiane për Zgjerimin, Marta Kos përgëzoi sot Shqipërinë për hapjen e grup-kapitullit III, që përbëhet nga Konkurrueshmëria dhe Rritja Gjithpërfshirëse.

”Urime Shqipërisë për hapjen sot të Grupit 3 mbi konkurrueshmërinë dhe rritjen gjithëpërfshirëse!”, tha Kos në një postim në X.

”Kjo do të thotë një ekonomi më e fortë shqiptare në dobi të qytetarëve tuaj dhe një hap tjetër më afër BE-së”, thekson ajo.

”Zgjerimi i Bashkimit Evropian ka të bëjë me përparimin ditë pas dite”, përfundon Kos  postimin e saj në X./  a.jor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›