E Premte, 6 Nëntor 2026

BE: Ukraina duhet të jetë pjesë e arkitekturës evropiane të sigurisë

Europë | 11 minuta më parë

Facebook

Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas deklaroi sot se presidenti rus Vladimir Putin nuk ka asnjë të drejtë vetoje mbi çështjet e sigurisë evropiane dhe Ukraina duhet të integrohet plotësisht në arkitekturën e sigurisë së kontinentit.

Ajo i bëri këto deklarata gjatë një konference të përbashkët për shtyp në Varshavë, krah Ministrit të Jashtëm polak Radoslaw Sikorski dhe Ministrit të Jashtëm ukrainas Andrii Sybiha.

“Ne tashmë e kemi në vend një arkitekturë evropiane të sigurisë. NATO dhe Bashkimi Evropian kanë secili rolet e tyre përkatëse. Duhet të sigurohemi që Ukraina të integrohet plotësisht në këtë strukturë” u shpreh Kallas.

Ndër të tjera, shefja e diplomacisë së BE-së theksoi se blloku evropian duhet të luajë një rol kyç në arritjen e çdo marrëveshjeje të mundshme paqjeje, ndërsa nënvizoi se veprimet e sabotazhit nga ana e Rusisë kundër Evropës duhet të ndërpriten menjëherë.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›