E Martë, 3 Nëntor 2026

BE përgënjeshtron pretendimet për ndërhyrjen e Gonzatos në heqjen e emrave nga artikulli i raportit të ndërmjetëm të OSBE-së

TIRANË, 13 maj /ATSH/ Delegacioni i Bashkimit Evropian në Tiranë, reagoi sot lidhur me një lajm të publikuar në media lidhur raportin e ndërmjetëm të OSBE/ODIHR-it.

“Pretendimet se Ambasadori i BE-së ndërhyri për të hequr emrat nga artikulli i raportit të ndërmjetëm të OSBE/ODIHR-it, të përsëritura në një artikull të botuar sot nga Syri.net, janë të rreme”, thuhet në një deklaratë të zyrës së BE në Tiranë.

“Siç theksoi së fundi Ambasadori i BE-së në deklaratat për shtyp, Bashkimi Evropian nuk ndërhyn dhe as nuk kërkon të ndikojë në proceset demokratike të Shqipërisë”, vijon deklarata.

Për më tepër, thekson Delegacioni i BE, “raportet e vëzhgimit të zgjedhjeve të OSBE/ODIHR-it janë të pavarura, të paanshme dhe të bazuara vetëm në gjetjet e verifikuara nga ekipet e tyre të vëzhguesve”.

“BE-ja është këtu për të mbështetur dhe shoqëruar Shqipërinë në rrugën e saj evropiane, jo për të ndërhyrë ose manipuluar në asnjë mënyrë. Dezinformimi mund të minojë besimin e publikut në proceset demokratike”, nënvizon Delegacioni i BE.

/a.f/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›