E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Vota e diasporës, numërohen 69 484 zarfe, PS 37 181 vota, PD 19 777 vota

TIRANË, 13 maj/ATSH/ Procesi i numërimit të votave për zgjedhjet parlamentare të 11 majit vijon edhe për votuesit nga jashtë.

Në total janë numëruar 69 484 zarfe të ardhura nga diaspora nga 194 889 në total.

Sipas rezultatit të publikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve deri në orën 21:00, 37 181 vota janë për Partinë Socialiste, ndërsa 19 777 vota janë për Partinë Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore.

Koalicioni “Nisma Shqipëria bëhet” ka marrë 5 818 vota.

Partia “Mundësia” ka marrë 2 381 vota.

“Lëvizja Bashkë” ka marrë 1 810 vota.

Partia Social-Demokrate ka marrë 747 vota.

Partia Koalicioni Euroatlantik ka marrë 480 vota.

1 nga 3

/a.f/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›