E Diel, 1 Nëntor 2026

BEI 20 milionë euro për mbështetjen e bizneseve shqiptare për inovacion dhe tranzicion të gjelbër

TIRANË, 12 maj/ATSH/ Në Tiranë, u nënshkrua sot marrëveshja për një linjë të re financimi me vlerë 20 milionë euro ndërmjet Bankës Europiane të Investimeve (BEI) dhe Intesa Sanpaolo Bank Albania, me qëllim mbështetjen e bizneseve të vogla dhe të mesme shqiptare në inovacion, digjitalizim, teknologji dhe investime të gjelbra.

Marrëveshja u nënshkrua nga Roberto Crod, zëvendëspresident i Bankës Europiane të Investimeve, dhe Giuseppe Janpiero, drejtor i Intesa Sanpaolo Bank Albania.

Në ceremoninë e nënshkrimit morën pjesë kryeministri Edi Rama, ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit Delina Ibrahimaj, si dhe presidentja e Bankës Europiane të Investimeve, Nadia Calviño.

Marrëveshja prej 20 milionë eurosh ndërmjet Bankës Europiane të Investimeve dhe Intesa Sanpaolo Bank Albania synon të mbështesë bizneset e vogla dhe të mesme në Shqipëri përmes financimeve të favorshme për inovacion, digjitalizim, teknologji dhe investime të gjelbra.

Marrëveshja u vlerësua nga përfaqësuesit e BEI-së dhe qeverisë shqiptare si një hap i rëndësishëm drejt modernizimit të ekonomisë, rritjes së konkurrueshmërisë dhe përafrimit me standardet e Bashkimit Europian.

/r.e/a.f/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›