E Diel, 1 Nëntor 2026

BEJRUT – Libani: Të paktën 11 të vdekur mes përshkallëzimit të tensioneve Izrael-Hezbollah

BEJRUT, 26 maj /ATSH-DPA/- Sulmet ajrore izraelite në juglindje të Libanit kanë vrarë të paktën 11 persona, ndërsa tensionet mes Izraelit dhe Hezbollahut po përshkallëzohen.

Ministria e Shëndetësisë e Libanit bëri të ditur se mes viktimave në qytetin Mashghara ishin dy vajza të mitura dhe një grua, ndërsa 15 persona të tjerë mbetën të plagosur.

Ushtria izraelite deklaroi se ka goditur mbi 100 objektiva të Hezbollahut në Luginën Bekaa dhe në jug të Libanit, përfshirë depo armësh dhe pozicione të militantëve.

Ndërkohë, sulme të tjera u raportuan gjatë natës në disa zona të jugut të vendit.

Izraeli u bëri gjithashtu thirrje banorëve të qytetit Nabatieh të evakuohen, paralajmërim që zakonisht paraprin sulme ajrore.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu njoftoi më herët intensifikimin e operacioneve kundër Hezbollahut.

Përshkallëzimi i ri i dhunës lidhet me tensionet rajonale pas konfliktit mes SHBA-së, Izraelit dhe Iranit.

Pavarësisht armëpushimit të arritur në prill mes qeverive të Izraelit dhe Libanit, përplasjet mes Izraelit dhe Hezbollahut kanë vazhduar. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›