BELGJIKË – Katër viktima pas përplasjes së një autobusi shkolle me një tren

BRUKSEL, 26 maj /ATSH-DPA-AFP/ – Dy adoleshentë, shoferi i autobusit dhe një i rritur që i shoqëronte kanë vdekur, ndërsa dy pasagjerë janë plagosur rëndë, tha për RTL Info ministri belg i Transportit, Jean-Luc Crucke.
Ata u vranë në një përplasje midis një autobusi shkollor që transportonte fëmijë dhe një treni në Belgjikën veriore, mësoi AFP nga burime të shumta.
Zëdhënësja e policisë federale, An Berger, i tha VRT se shtatë nxënës shkolle, shoferi dhe një shoqërues ishin në bordin e autobusit shkollor./ a.jor.