E Diel, 1 Nëntor 2026

BERLIN – Wadephul: Duhet një ndërhyrje më e ashpër ndaj “flotës hije” ruse

BERLIN, 26 janar /ATSH – ANSA/ – Ministri i Jashtëm gjerman Johann Wadephul bën thirrje për veprime më të ashpra kundër “flotës në hije” të Rusisë, të cilën Moska po e përdor për të anashkaluar sanksionet kundër shitjeve të naftës.

‘’Ligji ndërkombëtar detar duhet të ndryshohet urgjentisht’’, sipas ministrit të Jashtëm gjerman Merz.

“Është e pamundur që duart tona të jenë të lidhura përgjithmonë”, deklaroi politikani i CDU-së, duke theksuar nevojën për “efektivitet shumë më të madh në luftën kundër kësaj flote në hije”.

‘’Anijet dhe kapitenët e tyre tashmë i nënshtrohen sanksioneve evropiane por tani nevojiten diskutime të thella midis partnerëve të Detit Baltik. Për më tepër, duhet të jetë e mundur të ndërmerren veprime edhe kundër anijeve, statusi i flamurit të të cilave është i paqart뒒, shtoi ai.

“Tani duhet të përdorim të gjitha mundësitë e ofruara nga ligji detar për të ndaluar anije të tilla”, tha Wadephul, duke theksuar gjithashtu se flota në hije kërcënon ekologjinë e bregdetit të Detit Baltik.

Anijet shpesh janë në gjendje teknike katastrofike dhe kanë ekuipazhe të trajnuara dobët, tha ai. Nëse një nga këto tankerë të mëdhenj do të fundosej, kjo mund të jetë një “katastrofë ekologjike” me një ndikim të rëndë në sektorin e turizmit të Gjermanisë.   /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›