E Hënë, 2 Nëntor 2026

BERLIN – Zelensky pret garanci sigurie nga takimi Trump-Putin

BERLIN, 13 gusht /ATSH-DPA/ – Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky bën thirrje për një armëpushim të menjëhershëm dhe garanci të forta sigurie për vendin e tij nga samiti i ardhshëm midis presidentëve të Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë.

Zelensky theksoi se ”Ukraina duhet të ketë një vend në tryezë në të gjitha negociatat në lidhje me të ardhmen e vendit të tij”.

Ai gjithashtu deklaroi se ”Rusisë nuk duhet t’i jepet e drejta e vetos për anëtarësimin e Ukrainës në NATO”.

Duke folur me Zelensky në një konferencë për shtyp, kancelari gjerman Friedrich Merz tha se ”Ukraina ka nevojë për garanci sigurie në rrugën drejt një paqeje të mundshme me Rusinë”.

Merz tha se garanci të tilla u diskutuan shkurtimisht gjatë konsultimeve, në të cilat mori pjesë edhe Zelensky.

“Ne e dimë që Ukraina ka nevojë për garanci sigurie”, theksoi ai./  /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›