BM – Charles III: Thellësisht i pikëlluar nga vdekja e papa Françeskut

LONDËR, 21 prill /ATSH-AFP/ – Mbreti Charles III tha sot se ishte “thellësisht i pikëlluar” nga vdekja e papa Françeskut, i cili i shërbeu botës me “përkushtim gjatë gjithë jetës së tij”.
Charles tha, megjithatë, se “zemra e tij e rëndë” ishte “disi e lehtësuar” që papa ishte në gjendje dje “të ndante një mesazh të Pashkëve me Kishën dhe botën së cilës i shërbeu me përkushtim gjatë gjithë jetës së tij”.
Mbreti Charles, i cili është gjithashtu kreu i Kishës së Anglisë, shtoi se ishte “shumë me fat” që mundi ta vizitonte Françeskun në Vatikan më 9 prill./ a.jor.