SHBA – Trump: U prehsh në paqe papa Françesk!

UASHINGTON, 21 prill /ATSH-AFP/ – Presidenti amerikan, Donald Trump dhe Shtëpia e Bardhë, së bashku me ish-presidentin Joe Biden, një katolik i devotshëm, bënë homazhe për papa Françeskun, i cili vdiq në moshën 88-vjeçare sot në mëngjes.
“U prehsh në paqe papa Françesk! Zoti e bekoftë atë dhe të gjithë ata që e donin”, shkroi Donald Trump në një mesazh të shkurtër në platformën e tij Truth Social.
“Papa Françesku do të mbahet mend si një nga udhëheqësit më të rëndësishëm të kohës sonë”, tha ish-presidenti amerikan Joe Biden në X, duke vlerësuar “luftën e tij për paqen dhe mbrojtjen e planetit”, si dhe “promovimin e tij të barazisë dhe fundin e varfërisë dhe vuajtjes në të gjithë botën”.
“Ai ishte ndryshe nga ata që erdhën përpara tij (…). Ai ishte papa i popullit, një dritë besimi, shprese dhe dashurie”, shtoi ky katolik i devotshëm, duke postuar një foto të tij dhe papa Françeskut.
“Ai preku miliona jetë përgjatë papës së tij si udhëheqës i Kishës Katolike. Kjo është një ditë solemne për katolikët në mbarë botën dhe ne lutemi për të gjithë ata që e duan papën dhe që besuan te ai”, tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Karoline Leavitt./ a.jor.