E Martë, 3 Nëntor 2026

BM – SHBA-ja dhe Kina bien dakord për një kornizë gjithëpërfshirëse mbi tarifat

LONDËR, 11 qershor /ATSH-ANSA/ – Shtetet e Bashkuara dhe Kina kanë rënë dakord për një “kornizë gjithëpërfshirëse” në bisedimet për tarifat.

Zëvendësministri kinez i Tregtisë, Li Chenggang, u tha gazetarëve në kryeqytetin britanik se ekipet negociuese nga Pekini dhe Uashingtoni kishin rënë dakord për një kornizë gjithëpërfshirëse për tregtinë, pas dy ditësh bisedimesh pas një telefonate midis presidentëve Donald Trump dhe Xi Jinping.

“Të dyja palët, në parim, kanë arritur një kornizë për zbatimin e asaj për të cilën dy krerët e shteteve ranë dakord gjatë telefonatës së 5 qershorit dhe konsensusit të arritur në takimin e Gjenevës”, tha Li./   /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›