E Martë, 3 Nëntor 2026

SHBA – Musk: E kalova masën me disa tallje në median sociale kundër Trump

UASHINGTON, 11 qershor /ATSH/ – Manjati i teknologjisë, Elon Musk tha sot se i vinte keq për disa nga postimet e tij të fundit në median sociale në lidhje me presidentin amerikan, Donald Trump, sipas CNN.

“Më vjen keq për disa nga postimet e mia në lidhje me presidentin Trump javën e kaluar. Ato shkuan shumë larg”, tha Musk në një postim në X.

Marrëdhënia e Musk me Trump u përkeqësua në një mënyrë spektakolare dhe publike javën e kaluar, ndërsa të dy shkëmbyen tallje në platformat e tyre përkatëse të medieve sociale.

Deri pak kohë më parë, Musk ishte aleati i ngushtë i Trump në qeveri dhe bashkëdrejtues i Departamentit për Efikasitetin e Qeverisë të administratës së tij, ku miliarderi i teknologjisë udhëhoqi shkurtimet masive të punonjësve federalë.

Por, marrëdhënia e tyre u përkeqësua kur Musk kritikoi projektligjin masiv të taksave dhe politikës së brendshme të Trump, duke e etiketuar atë “të neveritshëm” për ndikimin e tij të parashikuar negativ në financat e qeverisë amerikane.

CEO i Tesla-s e rriti kritikën e tij duke ndarë komente të vjetra nga Trump dhe ligjvënës të tjerë republikanë që ngritën shqetësime në lidhje me shpenzimet e qeverisë amerikane dhe deficitin buxhetor.

Aksionet e ”Tesla”-s (TSLA) të listuara në bursën e Frankfurtit, Gjermani, u rritën ndjeshëm pas rikthimit të Musk në tregun e aksioneve dhe ishin 2,4% më të larta gjatë ditës./  a.jor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›