BM – Starmer dhe Macron diskutojnë çështjen kyçe të migracionit

LONDËR, 7 korrik /ATSH- DPA/ – Marrëdhënia e Britanisë së Madhe me Francën është një çështje kyçe për trajtimin e kalimeve ilegale me anije të vogla, njoftoi sot zyra e kryeministrit britanik, Keir Starmer – një ditë përpara vizitës së presidentit Francez Emmanuel Macron në BM.
Presidenti francez dhe bashkëshortja e tij Brigitte do të priten nesër nga mbreti Charles III për një vizitë shtetërore.
Gjatë qëndrimit në BM, Macron dhe Starmer do të zhvillojnë një samit franko-britanik, ku trajtimi i migracionit do të jetë një çështje urgjente.
“Përveç kalimit të anijeve të vogla në kanalin e La Manshit – mbrojtja, siguria dhe rritja ekonomike janë ndër çështjet kryesore në rendin e ditës”, thuhet në njoftimin e zyrës së kryemnistrit Starmer.
“Puna e përbashkët me Francën për të trajtuar çështjen e migracionint është më e fortë se kurrë”, thuhet në njoftim.
“Ne mezi e presim presidentin Macron në këtë vizitë historike shtetërore. Kjo marrëdhënie është çelësi për një numër çështjesh dhe ne presim të bëjmë progres në një gamë të gjerë prioritetesh, duke përfshirë migracionin, mbrojtjen dhe sigurinë, të cilat janë në interesin e publikut britanik dhe francez”, shtoi një zëdhënës. /Ad.Ab./ /a.i/