E Martë, 3 Nëntor 2026

TEKSAS – Të paktën 91 të vdekur nga përmbytjet

TEKSAS, 7 korrik /ATSH/- Të paktën 91 persona janë konfirmuar të vdekur dhe 41 të tjerë rezultojnë të zhdukur pas përmbytjeve të premten në Teksas, sipas BBC-së.

Të paktën 75 të vdekur ishin në Kontenë Kerr, ku një kamp vajzash të krishtera i vendosur buzë lumit u përfshi nga përmbytjet, duke shkaktuar vdekjen e një numri fëmijësh ndërsa shumë të tjerë janë raportuar të zhdukur.

Zona të tjera ku janë regjistruar vdekje përfshijnë kontenë Travis,  kontenë Burnet, kontenë Williamson, kontenë Kendall dhe kontenë Tom Green.

Shifrat po ndryshojnë me shpejtësi ndërsa ekipet e shpëtimit vazhdojnë të kërkojnë për të zhdukurit, dhe zyrtarët thonë se numri i të vdekurve do të vazhdojë të rritet.

Tre ditë pas përmbytjes, një nga përpjekjet më të mëdha të kërkim-shpëtimit në historinë e Teksasit po zhvendoset drejt një operacioni rimëkëmbjeje.

Guvernatori i Teksasit, Greg Abbott tha se autoritetet nuk do të ndalen para asgjëje – për t’u siguruar që çdo person i zhdukur të gjendet.

Katastrofa ndodhi para mengjesit të së premtes, ndërsa lumi u rrit 8 metra në harkun kohor prej 45 minutash, ndërsa shumica e kampistëve ishin duke fjetur.

Disa kampistë të rinj dhe drejtori i kampit, Richard “Dick” Eastland ishin mes të vdekurve.

Ekziston gjithashtu një pasiguri rreth asaj se sa njerëz të tjerë ndodheshin në zonë për fundjavën e 4 korrikut dhe sa prej tyre mund të ishin prekur nga përmbytjet. /Ad.Ab./ /a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›