E Diel, 1 Nëntor 2026

BM – Starmer rikonfirmon mbështetjen për Ukrainën në bisedën me Zelensky

LONDËR, 21 maj /ATSH-DPA/- Kryeministri britanik Keir Starmer ka kërkuar të qetësojë presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky mes pyetjeve mbi sanksionet e Britanisë së Madhe ndaj naftës ruse.

“Downing Street” njoftoi se kryeministri britanik, Keir Starmer ka rikonfirmuar mbështetjen e palëkundur të Britanisë së Madhe për Ukrainën, gjatë një bisede telefonike me Zelensky dhe theksoi angazhimin e vazhdueshëm, për të bërë gjithçka të mundur për të dobësuar dhe dëmtuar makinerinë e luftës së Putinit.

Sipas një zëdhënësi, Starmer i tha Zelensky se përpjekjet e BM-së do të sillnin më pak naftë ruse në treg, duke e dobësuar Rusinë.

Telefonata erdhi pas kritikave për një “licensë tregtare afatshkurtër” të miratuar të martën , së bashku me një paketë të re sanksionesh, e cila lejon importin e karburantit për avionë dhe naftës ruse të rafinuar në vende të treta.

Liderja e konservatorëve, Kemi Badenoch e cilësoi këtë vendim si “çmenduri” dhe tha se sanksionet po zbuten në mënyrë të papranueshme.

Ndërkohë, ministrat britanikë hodhën poshtë pretendimin se ky përjashtim mund të përbënte nje zbutje të sanksioneve, ndërsa ministri i Tregtisë, Chris Bryant kërkoi ndjesë për menaxhimin “e ngathët” të çështjes nga qeveria. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›