BONN – Merz: Më shumë presion mbi Rusinë për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë

BONN, 30 gusht /ATSH-DPA/ – Kancelari gjerman, Friedrich Merz bëri thirrje sot për hapa të mëtejshëm për t’i dhënë fund pushtimit rus të Ukrainës, ndërsa paralajmëroi kundër ushqyerjes së iluzioneve.
“Ne po bëjmë çdo përpjekje për t’i dhënë fund kësaj lufte të tmerrshme”, tha Merz në një konferencë rajonale të partisë së tij konservatore kristian-demokrate (CDU) në Bonn.
“Por, të gjitha përpjekjet e javëve të fundit janë përballur me një qasje edhe më agresive nga regjimi i Moskës kundër popullit të Ukrainës”, shtoi ai.
”Kjo nuk do të ndalet derisa Rusia të pengohet të vazhdojë këtë luftë, të paktën për arsye ekonomike”, sipas kancelarit.
“Kjo është arsyeja pse po punojmë kaq shumë me Amerikën për të gjetur një mënyrë për ta arritur këtë së bashku”, tha ai.
“Tani po ndjekim një politikë të jashtme koherente”, tha Merz për punën e kabinetit gjerman.
”Ministria e Jashtme, e udhëhequr tani nga Johann Wadephul dhe Kancelaria, po punojnë krah për krah, tha Merz.
Wadephul, një ish-ushtarak, avokat i trajnuar dhe politikan konservator, ka qenë prej kohësh një mbështetës i fortë i mbështetjes ushtarake për Ukrainën./ a.jor.