E Diel, 1 Nëntor 2026

Sulmet izraelite, Houthi konfirmojnë vdekjen e kryeministrit të tyre

Kryeministri i qeverisë së Houthi, Ahmed al-Rahawi, dhe disa ministra të tjerë janë vrarë në një sulm ajror të realizuar nga Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) në Jemen.

Ky informacion  është konfirmuar nga grupi rebel, i cili shpalli martirizimin e al-Rahawit dhe të tjerëve si pasojë e bastisjeve të zhvilluara të enjten.

Në një deklaratë, Mahdi al-Mashat, lideri i Huthëve, tha se “armiku i pabesë izraelit” ka shënjestruar kabinetin e qeverisë, duke vrarë kryeministrin dhe 12 ministra të tjerë. Sulmi ndodhi gjatë një seminari të rregullt të qeverisë për të vlerësuar aktivitetet dhe performancën e vitit të kaluar.

Izraeli ka realizuar sulme të shumta ndaj grupit Houthi, të mbështetur nga Irani, dhe kjo është hera e 16-të që regjimi izraelit godet pozita të Houthi në Jemen, një vend që ndodhet mbi 1,800 kilometra larg Izraelit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›