BOTËRORI 2026 – Serbia fiton kundër Andorrës

LESKOVAC (Serbi), 10 qershor /ATSH/ – Serbia fitoi sonte me rezultatin 3-0 kundër Andorrës, për ndeshjet kualifikuese të Botërorit 2026, të vlefshme për Grupin K.
Ndeshja e luajtur në stadiumin e Duboçicës, në Leskovac, me kapacitet 8 136 vende, u gjykua nga azeri Alyiar Aghayev.
Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll me rezultatin 2-0, pas golave të Mitroviç në minutat 12 dhe 24.
Në pjesën e dytë, ishte përsëri Mitroviç, i cili shënoi me penallti në minutën e 53-të./ a.jor.