E Hënë, 2 Nëntor 2026

BRATISLAVE – Sllovakia tërheq veton, BE gati sanksionet ndaj Rusisë

BRATISLAVE, 22 tetor /ATSH-ANSA/ – Sllovakia ka vendosur të tërheqë veton e saj ndaj paketës së 19-të të sanksioneve të BE-së kundër Rusisë, duke zhbllokuar kështu procesin për miratimin e masave të reja kufizuese. 

Njoftohet se është nisur një procedurë me shkrim dhe, nëse nuk ngrihen kundërshtime, paketa do të miratohet zyrtarisht deri në orën 8:00 të mëngjesit të nesërme. 

Paketa e re synon të shënjestrojë burimet kryesore të të ardhurave të Kremlinit duke futur sanksione të reja në sektorët e energjisë, financave dhe tregtisë.  /os/ 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›