E Martë, 3 Nëntor 2026

BRAZIL – As Xi dhe as Putin në samitin e BRICS-it

RIO DE ZHANEIRO, 6 korrik /ATSH-DPA/ – Udhëheqësit e grupit BRICS të ekonomive të mëdha në zhvillim takohen sot në metropolin brazilian të Rio de Zhaneiros për një samit dyditor.

Akronimi BRICS rrjedh nga shkronjat fillestare të vendeve anëtare themeluese: Brazili, Rusia, India, Kina dhe Afrika e Jugut.

Në fillim të vitit 2024, Irani, Etiopia, Egjipti dhe Emiratet e Bashkuara Arabe iu bashkuan grupit, ndërsa Indonezia hyri në janar.

I kryesuar nga Brazili, samiti planifikon të trajtojë politikën shëndetësore, inteligjencën artificiale (IA) dhe ndryshimet klimatike.

Por, për herë të parë, presidenti kinez, Xi Jinping nuk do të marrë pjesë personalisht duke dërguar kryeministrin Li Qiang në vend të tij.

As presidenti rus, Vladimir Putin nuk do të marrë pjesë pasi ai kërkohet nga Gjykata Ndërkombëtare Penale për rolin e tij në pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës, të nisur në vitin 2022.

Brazili, si nënshkrues i Statutit të Romës, do të detyrohej të zbatonte urdhërarrestin.

Vendet e BRICS përfaqësojnë rreth 48,5% të popullsisë së botës, 36% të sipërfaqes tokësore globale dhe 24% të prodhimit ekonomik global.

Vendet e shohin veten si një forum për bashkëpunim midis vendeve të Jugut Global./  a.jor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›