E Martë, 3 Nëntor 2026

UKRAINË – Sulme ruse me dronë gjatë gjithë natës

KIEV, 6 korrik /ATSH-DPA/ – Ushtria ruse e goditi përsëri Ukrainën me sulme me dronë gjatë natës, raportohet në qytetin lindor të Kharkivit.

Kryetari i bashkisë së Kharkivit, Ihor Terekho tha në Telegram se ka patur shpërthime në qytet.

Sipas guvernatorit ushtarak Oleh Synegubov, ka patur zjarre  në disa lagje të qytetit.

Një grua 46 vjeçe u plagos.

”Zaporizhia u sulmua gjithashtu me dronë luftarakë”, tha Ivan Fedorov, guvernatori ushtarak i rajonit në Ukrainën juglindore.

”Një ndërmarrje private, një fermë dhe disa magazina u dëmtuan”, tha Fedorov në Telegram.

Pati gjithashtu njoftime për zjarre të shkaktuara nga sulmet me dronë dhe shpërthime në qytetin jugor të Mykolaivit.

Informacioni nuk mund të verifikohej në mënyrë të pavarur.

Ukraina po mbrohet kundër një pushtimi të plotë rus prej më shumë se tre vjetësh./ /Ad.Ab./

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›