BRAZIL – Vdes dekania e njerëzimit Inah Canabarro Lucas

BRAZILIA, 1 maj /ATSH-DPA/ – Murgesha braziliane Inah Canabarro Lucas, personi më i moshuar në botë sipas librit të rekordeve ”Guinness”, vdiq dje në moshën 116-vjeçare.
Baza e të dhënave ”LongeviQuest” deklaroi se ”Canabarro, e lindur më 8 qershor 1908, vdiq në Brazil në moshën 116 vjeç e 326 ditë”.
“Edhe pse ajo pretendoi se data e lindjes së saj ishte 27 maj 1908, studimi përcaktoi se ka të ngjarë të ketë ndodhur 11 ditë më vonë. Si një fëmijë i dobët, shumë dyshonin se ajo nuk do të mbijetonte”, thuhet në nekrologjinë e bazës së të dhënave.
”Kur u pyet për sekretin e jetëgjatësisë së saj, ajo ia atribuoi atë Zotit, duke thënë se Ai e kishte ndihmuar të jetonte kaq gjatë. Ai është sekreti i jetës. Ai është sekreti i gjithçkaje”, vuri në dukje ajo.
Canabarro u bë murgeshë në vitin 1934 dhe punoi si mësuese.
”Me vdekjen e saj, titulli i dekanes së njerëzimit i kalon britanikes Ethel Caterham, e cila aktualisht është 115 vjeçe e 252 ditë”, deklaruan zyrtarët e ”LongeviQuest”./ /os/