E Hënë, 2 Nëntor 2026

BRAZILIA – Lula: Brazili do të negociojë me Trump si një vend sovran

BRAZILIA, 30 korrik /ATSH-ANSA/- Presidenti brazilian, Luiz Inacio Lula da Silva ka refuzuar t’i përulet diktateve të Donald Trump për tarifat.

Në një intervistë për “New York Times”, presidenti brazilian, i cili më herët e ka akuzuar manjatin se dëshiron të jetë perandor, deklaroi se “kurrë nuk do të negocionte – sikur vendi i tij të ishte një vend i vogël kundër një vendi të madh”.

“Brazili do të negociojë si një vend sovran”, theksoi Lula.

“Në politikën midis dy shteteve, vullneti i asnjërit nuk duhet të mbizotërojë. Ne gjithmonë duhet të gjejmë një zgjidhje të mesme”, shtoi ai.

“Kjo nuk arrihet duke fryrë gjoksin dhe duke bërtitur për gjëra që nuk mund të arrihen, as duke ulur kokën dhe thjesht duke thënë ‘amen’ për çdo gjë që dëshiron SHBA-ja”, tha presidenti brazilian, Lula. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›