E Diel, 1 Nëntor 2026

BRUKSEL – BE: Asnjë rrezik për furnizimet me naftë, përveç çmimit

BRUKSEL, 8 prill /ATSH-ANSA/ – Bashkimi Evropian nuk sheh ndonjë rrezik për ndërprerje të furnizimeve me naftë dhe as nuk parashikon ndonjë problem për muajin prill, përveç rritjes së çmimit.

Një zyrtar i BE-së bëri njoftimin pas takimit të Grupit të Koordinimit të Naftës në Bruksel, duke specifikuar se “BE-ja ka mjetet për të menaxhuar krizën” dhe duke konfirmuar se një sërë veprimesh konkrete po përgatiten “për të ndihmuar shtetet anëtare që të zbusin ndikimin e krizës”.

Përfaqësues të industrive të prekura nga kriza e Lindjes së Mesme, veçanërisht karburantet dhe linjat ajrore, morën pjesë gjithashtu në takimin e sotëm.

“Duket se ndikimi në treg mund të jetë i kufizuar për shkak të kohëzgjatjes së tranzitit dhe konsideratave që lidhen me logjistikën, sigurimin dhe bllokimet në Ngushticën e Hormuzit”, shpjegoi zyrtari.

Një takim i ri i grupit të koordinimit të gazit është planifikuar për nesër në mëngjes, ndërsa të premten pasdite, grupi i punës për sigurinë energjetike i BE-së do të takohet në Bruksel për të diskutuar implikimet e çmimeve të krizës./ a.jor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›