E Hënë, 2 Nëntor 2026

BRUKSEL – BE: Nuk ka ardhur ende koha të negociojmë me Putinin

BRUKSEL, 12 janar /ATSH-AFP/ – Një rifillim i dialogut midis evropianëve dhe presidentit rus, Vladimir Putin, i përmendur së fundmi nga presidenti francez, Emmanuel Macron dhe kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, nuk është ende në agjendë, konfirmoi sot një zëdhënëse e BE-së.

“Nuk ka ardhur ende koha”, u përgjigj Paula Pinho, zëdhënëse e Komisionit Evropian, kur u pyet për këtë mundësi.

“Por, në një moment, shpresojmë që diskutime të tilla të zhvillohen, të cilat më në fund do të çojnë në paqen në Ukrainë”, shtoi ajo.

“Për fat të keq, nuk shohim asnjë shenjë se presidenti Putin po angazhohet në diskutime të tilla”, u ankua ajo.

Si Meloni ashtu edhe Macron e konsideruan të dobishme rifillimin e kontaktit me presidentin rus, me kryeministren italiane që sugjeroi emërimin e një të dërguari special të BE-së për Ukrainën, me qëllim këtë rifillim të mundshëm të dialogut me Moskën.

Sipas Melonit, ”kjo do të lejonte një sintezë, për të folur me një zë”, sepse “që nga fillimi i negociatave, janë dëgjuar shumë zëra dhe janë përdorur shumë formate”.

Kur u pyet në lidhje me këtë ide të paraqitur nga Roma, zëdhënësja e Komisionit Evropian nuk pranoi të “spekulonte” për këtë çështje./  a.jor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›