E Diel, 1 Nëntor 2026

BRUKSEL – Costa: I vetmi fitues në luftën e Iranit deri më tani është Rusia

BRUKSEL, 10 mars /ATSH-ANSA/ – Lidhur me krizën e Lindjes së Mesme, “deri më tani, ka vetëm një fitues në këtë luftë: Rusia, deklaroi presidenti i Këshillit Evropian Antonio Costa në Konferencën e Ambasadorëve të BE-së.

‘’Ajo vazhdon të minojë pozicionin e Ukrainës duke errësuar të drejtën ndërkombëtare. Ajo siguron burime të reja për të financuar luftën e saj kundër Ukrainës përmes rritjes së çmimeve të energjis뒒, shtoi ai.

‘’Ajo përfiton nga devijimi i kapaciteteve ushtarake që përndryshe mund të ishin dërguar për të mbështetur Ukrainën. Dhe përfiton nga vëmendja e zvogëluar ndaj frontit ukrainas, ndërsa konflikti i Lindjes së Mesme bëhet qendror”, deklaroi Antonio Costa.   /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›