E Diel, 1 Nëntor 2026

BRUKSEL – Costa: Lufta e SHBA-së në Iran ka injoruar sigurinë evropiane

BRUKSEL, 24 mars /ATSH-ANSA/ – Nuk mund ta injorojmë faktin se, për herë të parë, Shtetet e Bashkuara kanë nisur një luftë në Lindjen e Mesme, pa u dhënë asnjë informacion paraprak aleatëve të tyre evropianë ose NATO-s, deklaroi presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa.

‘’Në fakt, ata po e ndjekin këtë veprim pa marrë parasysh pasojat në ekonominë globale, ekonominë evropiane dhe sigurinë ton뒒, shtoi Costa nga Shkolla e Çështjeve Ndërkombëtare SciencesPo.

“Ne po i paguajmë pasojat; po vuajmë një tronditje të rëndë ekonomike të shkaktuar nga kjo luftë”, shtoi ai.   /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›