E Diel, 1 Nëntor 2026

Lara Colturi mbyll sezonin e Kupës së Botës në vendin e 16 në Lillehammer

TIRANË, 24 mars /ATSH/ Skiatorja shqiptare Lara Colturi përfundoi e 16-ta në garën e slalomit special në Lillehammer, Norvegji, e cila shënoi fundin e këtij sezoni të Kupës së Botës.

Colturi, 19 vjeç, nuk arriti pritshmëritë në këtë ndalesë. Pas dy zbritjeve, ajo regjistroi kohën totale 2 minuta 11 sekonda e 10 të qintat. Në zbritjen e parë u rendit e 10-ta me kohën 1:10.13, ndërsa në zbritjen e dytë përfundoi e 22-ta me kohën 1:01.97.

Gara u dominua nga skiatorja amerikane Mikaela Shiffrin, e ndjekur nga Wendy Holdener dhe Emma Aicher, duke vulosur një tjetër fitore për kampionen e njohur në këtë sezon.

Pavarësisht rezultatit, Colturi vazhdon të shënojë përvoja të rëndësishme ndërkombëtare që do të ndikojnë në rritjen e saj sportive dhe përgatitjen për sfidat e ardhshme në Kupën e Botës.

/e.xh/a.f/

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›