BRUKSEL – Costa: Vendimi i SHBA-së për naftën ruse ndikon në sigurinë evropiane

BRUKSEL, 13 mars /ATSH-ANSA/ – Vendimi i njëanshëm i SHBA-së për të hequr sanksionet mbi eksportet e naftës ruse është thellësisht shqetësues, pasi ndikon në sigurinë evropiane, shkroi në X presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa.
”Rritja e presionit ekonomik mbi Rusinë është thelbësore që ajo të bjerë dakord për negociata serioze për një paqe të drejtë dhe të qëndrueshm’’, shtoi ai.
‘’Dobësimi i sanksioneve rrit burimet në dispozicion të Rusisë për të zhvilluar një luftë agresioni kundër Ukrainës, shkroi kreu i KE-së Costa. /os/