E Hënë, 2 Nëntor 2026

BRUKSEL – Dombrovskis: BE tashmë, është në një luftë hibride me Moskën

BRUKSEL, 27 shtator /ATSH-DPA/ – Po dëshmojmë të gjitha llojet e veprimeve ruse, nga dezinformimi, sabotimi e deri tek përdorimi i imigracionit të paligjshëm si armë, kështu që jemi tashmë në një luftë hibride me Rusinë, deklaroi komisioneri i Ekonomisë i BE-së, Valdis Dombrovskis.

“Ne e dimë që ambiciet imperialiste dhe ekspansioniste të Rusisë shtrihen përtej Ukrainës”, shton ai.

Moska flet hapur për pushtimin e vendeve të tjera, përfshirë BE-në dhe NATO-n”, shpjegoi ai, duke theksuar rëndësinë për vendet baltike të planit të nisur nga Brukseli për të ndërtuar një mur me dronë për të kundërshtuar pushtimet dhe provokimet ruse. /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›