E Hënë, 2 Nëntor 2026

BRUKSEL – Kallas: Përshkallëzimi i dronëve rusë kërcënon sigurinë

BRUKSEL, 14 shtator /ATSH-ANSA/ – Shkelja e hapësirës ajrore rumune nga dronët rusë përbën një tjetër shkelje të papranueshme të sovranitetit të një shteti anëtar të BE-sëM deklaroi përfaqësuesja e Lartë e BE-së Kaja Kallas.

”Ky përshkallëzim i vazhdueshëm i pamatur kërcënon sigurinë rajonale”, shtoi ajo.

”Ne qëndrojmë në solidaritet me Rumaninë. Jam në kontakt të ngushtë me qeverinë rumune”, theksoi Kaja Kallas.

Rumania ka dënuar me forcë hyrjen e një droni rus në hapësirën e saj ajrore, duke thënë se ”veprimet e Moskës përfaqësojnë një sfidë të re për sigurinë e Detit të Zi”.

Bukureshti dënon me forcë veprimet e papërgjegjshme të Federatës Ruse duke shtuar se “incidente të tilla tregojnë mungesën e respektit të Federatës Ruse për të drejtën ndërkombëtare”.   /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›