E Diel, 1 Nëntor 2026

BRUKSEL – Mbështetja ndaj Ukrainës mbledh ministrat e Jashtëm të NATO-s

BRUKSEL, 3 dhjetor /ATSH-DPA/ – Ministrat e Jashtëm të NATO-s do të takohen sot në Bruksel për të diskutuar mbështetjen e mëtejshme për Ukrainën dhe përpjekjet e vazhdueshme për të forcuar aftësitë parandaluese dhe mbrojtëse të Aleancës.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, theksoi para takimit se ‘’Kievi mbetet i varur nga ndihma ushtarake, duke pasur parasysh sulmet e vazhdueshme të Rusisë ndaj Ukrainës, dhe u bëri thirrje anëtarëve të NATO-s të angazhohen për të ofruar mbështetje më të madhe’’.

Ai tha se ‘’pret që kontribute të mëtejshme në iniciativën e financimit të Listës së Kërkesave me Prioritet për Ukrainën (PURL) të shpallen në ditët në vijim’’.

Kjo skemë financimi përfshin shitjen e municioneve dhe armëve të prodhuara në SHBA te aleatët evropianë dhe Kanadaja, të cilat më pas do t’i vënë ato në dispozicion të Ukrainës.

Megjithatë, takimi ka të ngjarë të errësohet nga përpjekjet e vazhdueshme të paqes të udhëhequra nga SHBA-të për Ukrainën dhe mungesa e Sekretarit të Shtetit të SHBA-së, Marco Rubio.

Është shumë e pazakontë që një Sekretar Shteti i SHBA-së të mos marrë pjesë personalisht në një takim zyrtar të ministrave të jashtëm të NATO-s. Rubio do të përfaqësohet nga zëvendësi i tij, Christopher Landau.   /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›