BRUKSEL – McAllister: Nxisim dialogun politik në Shqipëri, por protestat e dhunshme nuk janë të pranueshme në një shoqëri demokratike

BRUKSEL, 26 shkurt /ATSH/ – Procesi i zgjerimit është një proces i bazuar në meritë. Shqipëria duhet të intensifikojë punën e saj për t’u përafruar me standardet e BE-së, jo vetëm duke i përshtatur ligjet e saj me ato evropiane, por duke i zbatuar ato në mënyrë efektive. Protestat e dhunshme nuk janë të pranueshme në një shoqëri demokratike dhe nuk kanë vend brenda saj, tha sot kreu i Komisionit për Punët e Jashtme në Parlamentin Evropian, David McCallister, sipas .
”Shqipëria ka hapur të gjitha kapitujt e negociatave dhe tani është duke pritur raportin e vlerësimit. Shqipëria duhet të vazhdojë të punojë për të ecur përpara në procesin e përparimit. Çdo vend përparon me ritmin e vet në këtë proces. Ne duhet të shohim ndryshime të rëndësishme për qytetarët dhe e vlerësojmë që të gjitha forcat politike kanë treguar interes në procesin e integrimit”, shtoi ai.
”Ne inkurajojmë dialogun politik. Është e rëndësishme që shumica të krijojë hapësirë për opozitën dhe që opozita të bëhet më bashkëpunuese në interes të popullit dhe demokracisë. Ne kemi parë përparim në Shqipëri. Ne vizituam Shqipërinë vetëm pak ditë më parë dhe e vëzhguam këtë përparim”, theksoi McAllister.
”Ndërsa Shqipëria ka hapur negociatat, ne e mbështesim përparimin, por Shqipëria duhet të punojë edhe më shumë ndërsa vendi po hyn në një fazë të rëndësishme. Procesi është rreptësisht i bazuar në meritë dhe në kriteret e Kopenhagës. Miratimi i legjislacionit nuk është i mjaftueshëm, pasi nevojiten ndryshime konkrete dhe zbatimi i tyre”, shtoi ai./