BSH: Individët më të rregullt në kthimin e kredive
TIRANË- Individët rezultojnë më të rregullt në kthimin e kredive sesa bizneset. Ky fakt është konstatuar në raportin e stabilitetit financiar të publikuar nga Banka e Shqipërisë. Sipas ekspertëve të bankës gjatë vitit 2011, cilësia e portofolit të kredisë për individët ka shënuar një përkeqësim më të ngadaltë, se cilësia e portofolit për bizneset. Kështu norma e kredisë me probleme shënoi 15.3% në dhjetor 2011, krahasuar me 13.9% në qershor 2011 dhe 12.7% kundrejt të njëjtës periudhë të një viti më parë. Gjithsesi Banka Qëndrore vlerëson se ritmi i rritjes së këtij raporti me 2.62% gjatë 12 muajve mbetet shqetësues, pavarësisht se vetë stoku i kredive me probleme është zgjeruar me një ritëm më të ngadaltë se një vit më parë.
Një tjetër pikë që evidentohet në raport, është zgjerimi i peshës së kredive afatgjata, e cila përban 79.7% të totalit të huasë për individin, kundrejt 14.2% të kredië afatmesme dhe 6.2% te kredisë afatshkurtër. 1 vit më parë kredia afatgjatë përbënte 77.8% të totalit të kredisë për individët.
Këto shifra tregojnë se qytetarët preferojnë kredinë afatgjatë për të përballuar më me lehtësi interesat. Ndërkohë, që Banka e Shqipërisë paralajmëron se ekspozimi i individëve ndaj rrezikut të kreidsë për vitin 2012 vlerësohet të jetë i pranishëm në vijim të një rritje të ngadaltë të një norme të moderuar të zgjerimit kredisë dhe shtimit të pasigurisë në lidhje me aktivitetin ekonomik.
(el.me/NEWS24/BalkanWeb)