METE projekt për të ndihmuar bizneset e vogla
TIRANË- Ministria e Ekonomisë Tregtise dhe Energjetikës lancon një projekt të ri, të financuar nga OECD për të ndihmuar bizneset e vogla dhe të mesme në Shqipëri. Bëhet fjalë për konkurimin e bizneseve të reja me plane, të cilat më pas do të përzgjidhen dhe në fazën finale, tre prej këtyre planeve do të financohen me shuma 4 mijë, 6 mijë dhe 8 mijë euro për t’u konkretizuar.
Zv.ministri i Ekonomisë, Eno Bozdo deklaroi se projekti ka për qëllim asistimin të sipërmarrësit e rinj për të ndërmarrë hapat e para drejt biznesit të tyre. Në fjalën e tij, ai ka sqaruar projektin e planit të biznesit, si dhe procedurat që duhet të ndjekin konkurentët.
(el.me/NEWS24/BalkanWeb)