E Hënë, 2 Nëntor 2026

BSH: Kredia për ekonominë u rrit me shifra dyshifrore

TIRANË, 29 shtator /ATSH/ Portofoli total i kredisë për ekonominë shënoi rritje gjatë muajit gusht 2025.

Sipas statistikave të publikuar anga Banka e Shqipërisë, kredia për ekonominë në fund të muajit gusht, shënoi vlerën mbi 900 miliardë lekë.

Krahasur me një muaj më parë, me korrikun kredia për ekonominë u rrit me 7 miliardë lekë.

Me bazë vjetore, kredia ruan rritjen dyshifrore, me 10,9% më shumë krahasuar me gushtin e vitit 2024.

Banka e Shqipërisë vëren se, rritja e huadhënies është më e lartë në segmentin e individëve, ku portofoli shënoi vlerën 360,5 miliardë lekë, në rritje me 17% krahasuar me një vit më parë.

Ndërsa në segmentin e biznesit vlera e portofolit të kredisë arriti në 490,4 miliardë lekë, në rritje me 7,2% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

/a.f/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›