Baby G përlotet pas debatit me Glorian, Çiljeta e këshillon: Ti nuk je budallaqe, e mban mend çfarë të kam thënë

Debati me Glorian për punët e fermës ka përlotur Baby G, e cila e ka përjetuar jo mirë emocionalisht këtë situatë.
Këtë shqetësim, ajo ja ka shprehur Çiljetës, të cilës i ka thënë se situatën me shëndetin nuk e përdor si justifikim, por ka momente që nuk ndihet mirë dhe për këtë merr tableta.
“Unë kam diçka dhe marr tablet çdo ditë. Unë mund të jem mirë dhe pastaj më kap kjo pjesa që nuk kam energji”, tha Baby G.
Çiljeta teksa i ka qëndruar afër, i ka dhënë edhe këshilla të nevojshme.
Ajo i ka thënë që duhet të shikojë lojën e saj, këshillë që ja ka dhënë që prej fillimit.
Këngëtarja më tej i nxjerr në pah edhe vetitë e saj që e karakterizojnë, si çiltërsia dhe sinqeriteti.
“Ti je e zgjuar nuk je budallaqe, e ke zemrën e çiltër. Kur krijohet një shoqëri e sinqertë, mbrohet. E mban mend çfarë të kam thënë? Gloria do të mbajë edhe autoritetine saj dhe mos duket sikur të ka mbajtur me hatër. Të kam thënë që në fillim shiko lojën tënde dhe veten tënde. Ti je rritur jashtë dhe nuk je e djallëzuar, por je vajzë e zgjuar”, tha Çiljeta./vizionplus.tv