Grabiti çiftin italian në Vlorë, në pranga autori. Shëtiste i lirë pasi kishte përfituar nga amnistia

Policia ka vendosur në pranga autorin e grabitjes së çiftit italian ditën e djeshme në Lungomaren e Vlorës.
Autori i grabitjes është identifikuar si Elvis Myrtaj i cili kishte përfituar nga amnistia 10 ditë më parë.
Por Myrtaj i është rikthyer sërish asaj për të cilën ishte dënuar më parë duke thyer xhamin e makinës së çiftit italian dhe duke iu vjedhur atyre 2500 euro së bashku me sendet personale.
Pas hetimeve ai është identifikuar nga policia e cila e ka pikasur duke drejtuar një automjet Fiat Punto të marrë me qira. Uniformat blu i kanë bërë thirrje që të ndalojë por ai ka braktisur makinën edhe është larguar me vrap në lagjet e Vlorës.
Pasi janë vënë në ndjekje të tij, policia e ka arrestuar pas 30 minutash. Myrtaj po merret në pyetje mbi grabitjen e ditës së djeshme të çiftit italian.
/rtsh.al/