E Hënë, 2 Nëntor 2026

Bajram Begaj liron nga detyra Mustafa Nanon si Ambasador i Shqipërisë në Zvicër

Presidenti i vendit, Bajram Begaj, ka dekretuar lirimin e Mustafa Nanos nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Konfederatën e Zvicrës, rezident, si dhe nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Principatën e Lihtenshteinit, jo rezident.

Nano, ishte emëruar ambasador në korrik të vitit 2023. Aktualisht Zvicra mbetet pa ambasador shqiptar.

Më 24 dhjetor 2024, Mustafa Nano njoftoi dorëheqjen duke falënderuar komunitetin shqiptar në Zvicër dhe gazetarët për bashkëpunimin.

“Kjo dorëheqja ime, është diçka e natyrës personale…”, tha ai./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›