E Hënë, 2 Nëntor 2026

Kërcënoi pronarin e një lokali me thikë dhe kundërshtoi policët, arrestohet 37-vjeçari në Lezhë

Një 37-vjeçar, i cili kërcënoi me thikë pronarin e një lokali për motive të dobëta është arrestuar nga policia e Lezhës.

Në pranga ka rënë shtetasi Lendi (Madalen) Dini  banues në Rubik, Mirditë.

Në momentin e arrestimit policia i gjeti dy thika, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

“Shërbimet e Policisë, menjëherë pas marrjes së njoftimit se në një lokal, në Rubik, një shtetas kishte kanosur me mjet prerës (thikë), pronarin e lokalit, kanë shkuar në këtë adresë, për të parandaluar përshkallëzimin e situatës. Gjatë ndërhyrjes së shërbimeve të Policisë, shtetasi L. D., në gjendje të dehur, i ka kundërshtuar ata me forcë, ka goditur me grusht njërin prej tyre dhe është larguar me vrap”, njoftoi policia.

Dini akuzohet për veprat penale “Kanosja”, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja e armëve të ftohta”, “Goditja për shkak të detyrës” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›