E Diel, 1 Nëntor 2026

Baleti “Lola” rikthehet me sukses pas 25 vitesh në skenën e TKOB

TIRANË, 7 mars /ATSH/ Pas plot 25 vitesh, në skenën e Teatrit Kombëtar të Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor (TKOBAP) u rikthye mbrëmjen e së premtes “Lola”, baleti me tre akte me muzikën e mrekullueshme të Vasilenko-s.

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja u shpreh se baleti u mirëprit natën e parë (6 mars) nga një sallë plot me artdashës që e kishin pritur me padurim këtë premierë.

Artistët e talentuar të teatrit, Adela Muçollari, Lurdi Dodgjini, Ervis Koçeku, Dion Gjinika, Odeta Dishnica dhe Kristi Dushmani, së bashku me Trupën e Baletit, Orkestrën Simfonike dhe Korin e TKOBAP-së, nën drejtimin e Gridi Krajës, përcollën emocionet e mungesës së kësaj vepre prej më shumë se dy dekadash në skenën shqiptare.

Baletin “Lola” artdashësit kanë mundësinë ta përjetojnë edhe sot e nesër (7 dhe 8 mars), ora 19:00.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›