E Diel, 1 Nëntor 2026

Balla: Shqipëria drejt rekordesh të reja në turizëm

TIRANË, 9 prill/ATSH/ Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla deklaroi sot në Kuvend se turizmi është kthyer në motorin kryesor të ekonomisë shqiptare, duke sjellë rritje të ndjeshme të turistëve, punësimit dhe të ardhurave.

Sipas tij, “vendi ka kaluar nga rreth 3 milionë turistë në vitin 2013 në mbi 12 milionë vitin e kaluar”.

Balla shprehu bindjen se Shqipëria po shkon drejt një sezoni edhe më të fortë turistik, me rritje rezervimesh dhe interes të lartë nga investitorët ndërkombëtarë.

Ndaj sipas tij, “Shqipëria duhet të ndjekë shembullin e vendeve të rajonit si Mali i Zi dhe Greqia, duke zhvilluar porte turistike moderne”.

Ndaj, Balla i bëri thirrje opozitës të mbështesë ndërtimin e porteve turistike, ndërkohë që theksoi se “Shqipëria sot është një konkurrent në tregun rajonal të turizmit”.

“Ky është turizmi të cilin duhet ta mbështesim. Turizmi është motori më i madh i ekonomisë prej të cilit dhe ekonomia jonë ka marrë 5.4 miliardë euro vetëm vitet e kaluara”, tha Balla.

Rritja ekonomike, sipas tij “vjen edhe nga turizmi, ndërkohë që rritja e të ardhurave krijon mundësinë edhe për rritjen e pagave në sektorin shtetëror si dhe të pensioneve”.

/m.m/a.f/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›