Balla dhe Manastirliu vizitë në një familje pensionistësh në Tiranë

TIRANË, 20 dhjetor /ATSH/ Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, së bashku me drejtuesen politike të PS për Tiranën, Ogerta Manastirliu, zhvilluan një vizitë në një familje pensionistësh në Njësinë 5 në Tiranë, të cilët kanë përfituar bonusin e fundvitit për pensionistët, pjesë e mbështetjes së akorduar nga qeveria për mbi 700 mijë pensionistë në të gjithë vendin.
Balla dhe Manastirliu theksuan se pensionistët mbeten në fokus të politikave mbështetëse dhe të vëmendjes institucionale.
1 nga 3/r.e/