Balla pas takimit me delegacionin e PE: Mbështetje e fortë për anëtarësimin e Shqipërisë në BE deri në 2030-ën

TIRANË, 18 shkurt /ATSH/ Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka reaguar pas takimi me delegacionin e Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Europian, duke theksuar mbështetjen e gjerë politike që Shqipëria gëzon në rrugën drejt Bashkimit Europian.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Balla u shpreh se grupet kryesore politike në Parlamentin Europian mbështesin fuqimisht anëtarësimin e Shqipërisë në BE brenda vitit 2030.
“Grupet politike kryesore në Parlamentin Europian mbështesin fuqimisht anëtarësimin e Shqipërisë në BE brenda vitit 2030”, e mbyll Balla postimin në rrjete sociale.
/a.f/r.e/