E Diel, 1 Nëntor 2026

Konferenca e Kryetarëve nuk ka dakordësi për programin dhe kalendarin e punimeve

TIRANË, 18 shkurt /ATSH/ Nën drejtimin e Kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, u zhvillua sot mbledhja e Konferencës së Kryetarëve, ku u shqyrtuan disa çështje të rëndësishme të rendit të ditës.

Në dy pikat e para u diskutua projektprogrami i punës së Kuvendit për periudhën 2 mars–10 prill 2026, si dhe projektkalendari i punimeve për periudhën 2 mars – 20 mars 2026. Pas diskutimeve, Konferenca e Kryetarëve nuk arriti mirëkuptim lidhur me këto dy çështje, të cilat do t’i kalojnë për votim seancës plenare.

Në vijim, u shqyrtua projektkalendari vjetor “Për mbikëqyrjen parlamentare për vitin 2026”, i propozuar nga Komisioni për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale. Edhe për këtë pikë nuk u arrit dakordësi mes anëtarëve të Konferencës.

Në përfundim të diskutimeve, Fatmir Xhafaj ftoi kryetarët e komisioneve parlamentare të japin mendimet e tyre mbi projektkalendarin dhe të vijojnë shqyrtimin e tij në Komisionin për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale.

/gj.m/r.e/a.f/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›