E Diel, 1 Nëntor 2026

Balla për protestën e opozitës: Më pak “krushq”, shpallën armiq aleatët amerikanë

TIRANË, 1 dhjetor/ATSH/ Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka reaguar pas protestës së tretë të Partisë Demokratike të zhvilluar këtë mbrëmje para Kryeministrisë.

Balla theksoi se pjesëmarrja e sotme ka qenë edhe më e ulët.

“Sot kishte edhe më pak krushq, ndërsa syresh kishin konsumuar lëndë kimike në ndonjë dasëm mbrëmë, aq sa njëri shpalli armiq edhe aleatët tanë amerikanë.”

Balla i bëri thirrje publikisht edhe një prej figurave të vjetra të PD, Tritan Shehut, që shqetësohet shumë në foltoren e parlamentit për marrëdhëniet me SHBA që të distancohet nga retorika e ashpër dhe deklaratat e papërgjegjshme të disa pjesëmarrësve në protestë.

/a.f/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›