E Diel, 1 Nëntor 2026

Balla pret në Kuvend përfaqësuesen e diasporës shqiptare në Bavari

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste dhe drejtues politik për Diasporën, Taulant Balla, priti sot në Kuvend Enkelejda Dajçin (Beqon), përfaqësuese të diasporës shqiptare në landin e Bavarisë, Gjermani.

Gjatë takimit, Balla vlerësoi rolin e komunitetit shqiptar në Bavari, duke theksuar se lehtësimi i procedurave për lejet e qëndrimit dhe punësimit është një faktor kyç për integrimin dhe suksesin e shqiptarëve në Gjermani.

Ai nënvizoi se në Bavari jetojnë e punojnë rreth 18 mijë shtetas shqiptarë, ndërsa në universitetet e këtij landi studiojnë afro 800 studentë shqiptarë.

Balla e cilësoi këtë takim si një dëshmi të vëmendjes që institucionet shqiptare i kushtojnë diasporës dhe forcimit të lidhjeve me komunitetet jashtë vendit.

Sipas tij, angazhimi për ruajtjen e marrëdhënieve të qëndrueshme me shqiptarët që jetojnë dhe punojnë jashtë Shqipërisë mbetet një prioritet i rëndësishëm.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›