E Martë, 3 Nëntor 2026

Balla pret sipërmarrësin e suksesshëm shqiptar në Finlandë

TIRANË, 20 maj /ATSH/ Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin dhe Drejtues Politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla ka pritur sot në një takim Arjan Esajn, një shqiptar të suksesshëm, i cili prej 18 vitesh jeton dhe punon në Finlandë.

Në një postim në rrjetet sociale, Balla shprehet se Esaj ka arritur të ngrejë disa biznese, duke u bërë një shembull frymëzimi për komunitetin shqiptar atje.

“Krenarë për shqiptarët”, shkruan ministri, duke vlerësuar kontributin dhe suksesin e sipërmarrësit në diasporë.

“Mirëprita sot një shqiptar të suksesshëm në Finlandë, Arjan Esajn, i cili prej 18 vitesh jeton në Helsinki, ku ka ngritur disa sipërmarrje në sektorin e ndërtimit”, shprehet Balla në postimin e tij, shoqëruar me një foto së bashku me sipërmarrësin shqiptar.

Ky takim është pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme të ministrit Balla për të forcuar lidhjet e qeverisë me shqiptarët jashtë vendit dhe për të promovuar historitë e suksesit të tyre, në vitin historik kur diasporës iu dha për herë të parë e drejta për të shprehur vullnetin në përzgjedhjen e forcës politike që duhet të qeverisë vendlindjen.

/r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›